BOTA, 12 Dhjetor 2022, 15:02

Forcat ruse nuk ndalin bombardimet, të paktën dy të vrarë në Kherson

Forcat ruse nuk ndalin bombardimet, të paktën dy të vrarë

Të paktën dy persona janë vrarë dhe pesë janë plagosur në Kherson, pas bombardimeve masive të forcave ruse, sipas një njoftimi të guvernatorit rajonal, shkruan Sky News.

Trupat ukrainase çliruan qytetin jugor të Ukrainës nga forcat ruse më 11 nëntor, por sipas zyrtarëve forcat ruse vazhdojnë sulmet nga ana e tjetër e lumit Dnipro.

Guvernatori Yaroslav Yanushevych tha se sulmet kishin ndodhur në një lagje të vetme, por po vazhdojnë kërkimet nëse ka viktima në zona të tjera.