TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Holanda do qasje më të rreptë ndaj Serbisë, që nuk po vendos sanksione ndaj Rusisë. Deputetët e saj kanë miratuar rezolutën për propozimin që Serbisë t’i vendosen vizat. Holandezët kanë edhe opsione të tjera të “ndëshkimit” të Serbisë, transmeton Gazeta Express.
Më 8 dhjetor, Dhoma e Përfaqësuesve të Holandës ka miratuar rezolutën, përmes së cilës i bën thirrje Qeverisë së saj të avokojë në Bruksel për vendosjen e përkohshme të vizave ndaj Serbisë, nëse nuk bashkërendohet me politikën e Bashkimit Evropian.
Propozimi ka marrë përkrahjen e deputetëve të pozitës dhe të opozitës në Holandë.
Deputeti i Partisë Popullore, Jeoren van Wijngaarden ka shkruar në Twitter se propozimi i tij ka marrë përkrahjen e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit holandez.
“Dhoma e Përfaqësuesve përkrahu propozimin tonë për një qasje më të rreptë ndaj Serbisë, nëse Presidenti Vuçiç nuk i përkrah sanksionet ndaj Rusisë, Ndërprerja e procesit të pranimit të Serbisë në BE mund të jetë një opsion. Ne nuk do të hezitojmë ta përdorim atë”, ka shkruar deputeti holandez.
Bien étonnés de se trouver ensemble https://t.co/yZJPxpQ83h
— Jeroen van Wijngaarden (@vanwijngaardenj) December 9, 2022