TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi të shtunën, pas një bisede “shumë pozitive” me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, se Ukraina është e gatshme për një armëpushim të menjëhershëm dhe pa kushte.
Ai shtoi se e ashtuquajtura “Aleanca e të Gatshmëve”, e udhëhequr nga Franca dhe Britania, do të vazhdojë të punojë për arritjen e këtij qëllimi, si dhe për një paqe të qëndrueshme në Ukrainë, pas takimit me Zelenskyn dhe Starmer në përfundim të funeralit të Papa Françeskut.
“Duhet të përfundojë lufta në Ukrainë. Ky është një qëllim që e ndajmë me presidentin amerikan Donald Trump”, shkroi Macron në një postim në platformën X.
“Ukraina është e gatshme për një armëpushim të pakushtëzuar. Presidenti Zelensky ma konfirmoi edhe sot. Ai dëshiron të bashkëpunojë me amerikanët dhe evropianët për ta bërë realitet këtë gjë.”