BOTA, 26 Prill 2025, 10:01

Bisedimet për Ukrainën, Kremlini: Të kënaqur nga rezultatet e takimit konstruktiv Putin-Witkoff

Bisedimet për Ukrainën, Kremlini: Të kënaqur nga rezultatet

Një këshilltar i Kremlinit i përshkroi bisedimet e së premtes në Moskë midis të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff, dhe presidentit rus Vladimir Putin si “konstruktive dhe mjaft të dobishme”.

Takimi treorësh u përqendrua pjesërisht në mundësinë e një zgjidhjeje të negociuar për luftën në Ukrainë.

Duke cituar këshilltarin e Putinit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov, tha se ”u diskutuan negociata të drejtpërdrejta midis Kievit dhe Moskës”.

Rusia ka deklaruar gatishmërinë e saj për t’u angazhuar në bisedime të tilla, por këmbëngul që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky të revokojë dekretin që aktualisht ndalon negociatat e drejtpërdrejta me Moskën.

Me të mbërritur në Moskë, Witkoff u takua gjithashtu me të dërguarin e Putinit për bashkëpunim ekonomik, Kirill Dmitriev.

Dmitriev, kreu i Fondit të Investimeve Direkte të mbështetur nga shteti rus, më vonë iu bashkua Putinit në takim, së bashku me Ushakovin.

Witkoff u takua me Putinin personalisht disa herë dhe më pas ka folur vazhdimisht në mënyrë pozitive për udhëheqësin rus, komente që Presidenti ukrainas Zelensky i ka kritikuar publikisht.

Nën presidentin Donald Trump, Uashingtoni ka ndryshuar në mënyrë dramatike qëndrimin e tij ndaj luftës, duke tërhequr mbështetjen ushtarake afatgjatë për Ukrainën dhe duke ushtruar presion mbi Kievin që të arrijë shpejt një marrëveshje paqeje, edhe nëse kjo do të thotë t’i lëshojë territor Rusisë.