BOTA, 26 Prill 2025, 14:35

"Thjeshtësia e tij në çdo detaj!" Papa Françesku përcillet për në banesën e fundit me këpucët e përdorura që mbante prej vitesh

"Thjeshtësia e tij në çdo detaj!" Papa

Papa Françesku është përcjellë për në banesën e fundit, në Bazilikën Santa Maria Maggiore në Romë, sot me një ceremoni varrimin solemne. Në rrugëtimin për në vendin e prehjes, mediat e huaja shkruajnë se Ati i Shenjtë mori të veshur një mantel të krijuar nga Filippo Sorcinelli, stilisti dhe artisti italian, rrobaqepës i papëve.

Një detaj i veçantë ka tërhequr vëmendjen në veshjen e tij mortore. Papa Françesku u varros i veshur me të njëjtat këpucë të zeza të thjeshta dhe të veshura që ka mbajtur prej vitesh në të gjitha daljet e tij publike. 

Një palë këpucë modeste të konsumuara, në vend të pantoflave tradicionale papale, simbol i pushtetit. Një gjest i fundit në përputhje me stilin e matur dhe të përulur që ka karakterizuar Papën. 

Papa guxoi dhe në zgjedhjen për të hequr dorë nga madhështia e varrimit të Vatikanit, duke preferuar thjeshtësinë e dhomës 201 në Domus Santa Marta. Françesku ka zgjedhur një arkivol të thjeshtë prej druri, të mbushur me zink.