BOTA, 24 Dhjetor 2022, 18:27

Rrëshqitjet e dheut në Malajzi/ 31 viktima, mes tyre 11 fëmijë

Rrëshqitjet e dheut në Malajzi/ 31 viktima, mes tyre 11

Tridhjetë e një persona kanë humbur jetën në një aksident rrëshqitje dheu në Malajzi.

Ekipet e shpëtimit gjetën trupat e viktimave që u zhdukën pasi një kamp u rrafshua nga një rrëshqitje dheu javën e kaluar.

Në mesin e viktimave janë 11 fëmijë dhe 14 gra.

Nga 92 personat që mbetën të bllokuar fillimisht nga rrëshqitja e dheut, 61 persona u gjetën të sigurt.

Shefi i policisë përgjegjës për kërkimin, Sufijan Abdullah, tha se kërkimet do të vazhdojnë.