BOTA, 28 Qershor 2022, 17:46

Stoltenberg: Sanksionet ndaj Rusisë, çmim që vlen të paguhet për lirinë

Stoltenberg: Sanksionet ndaj Rusisë, çmim që vlen të

Shefi i NATO-s, Jeans Stoltenberg, ka thënë në samit se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë janë çmimi që ia vlen të paguhet për lirinë.

Ai pranoi se shumica e njerëzve në Perëndim po paguanin çmime më të larta të energjisë si rezultat, por tha se një çmim edhe më i lartë po paguhej nga ukrainasit.

"Bota do të ishte më e pasigurt nëse Putini do të fitonte. Kështu që është në interesin tonë të mbështesim Ukrainën", tha Stoltenberg.