BOTA, 28 Qershor 2022, 10:59

Macron dënon sulmin në qendrën tregtare në Ukrainë: Populli rus duhet të shohë të vërtetën

Macron dënon sulmin në qendrën tregtare në Ukrainë:

Presidenti francez Emmanuel Macron ka dënuar sulmin me raketa të Rusisë në qendrën tregtare në Ukrainën qendrore, duke e përshkruar atë si të neveritshme.

Në një postim në Twitter ku ka publikuar edhe një video të pasojave të sulmit në Kremenchuk, Macron tha se populli rus duhet të shohë të vërtetën.

“Bombardimi i një qendre tregtare në Kremenchuk nga Rusia është një gjë e neveritshme. Ne ndajmë dhimbjen e familjeve të viktimave dhe zemërimin përballë një mizorie të tillë. Populli rus duhet të shohë të vërtetën”, shkruan Macron.

Për shumicën e rusëve, televizioni mbetet burimi kryesor i lajmeve, i cili kontrollohet nga Kremlini dhe propagandon luftën sipas kërkesave të qeverisë ruse.