TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tragjedi njerëzore është regjistruar në Teksas të SHBA, ku 46 persona që dyshohet se janë emigrantë të paligjshëm u gjetën të vdekur në një kamion.
Nuk kishte ujë apo ajër të kondicionuar në kamionin ku vdiqën 46 emigrantët, konfirmon Shefi i zjarrfikëseve Charles Hood.
Ai thotë se ndërsa kamioni ishte një rimorkio frigoriferike, në bord nuk kishte njësi ftohëse. San Antoni, ku edhe u gjet kamioni është goditur së fundmi nga një valë e të nxehtit, me temperatura që arritën rreth 39 gradë.
Sakaq, të 16 të mbijetuarit u dërguan në spital brenda rreth një ore pasi u gjetën, thotë ai.
“Ne nuk duhet të hapim një kamion dhe të shohim tufa trupash atje. Askush nuk vjen në punë duke e imagjinuar këtë”, tha Shefi Charles Hood i Departamentit të Zjarrfikësve të San Antonio.