BOTA, 5 Qershor 2022, 09:23

Kievi zgjohet nga shpërthimet, kryeqyteti ukrainas tronditet pas disa javësh qetësie

Kievi zgjohet nga shpërthimet, kryeqyteti ukrainas tronditet pas disa

Kryeqyteti ukrainas është zgjuar nga shpërthimet këtë mëngjes të diele.

“Disa shpërthime u dëgjuan në rrethet Darnutskyi dhe Dniprovskyi të Kievit. Shërbimet tashmë janë duke punuar në vend. Informacion më të detajuar do të ketë më vonë,” tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko në Telegram.

Një gazetar i CNN që pa pasojat e shpërthimeve tha se një shpërthim në veri-lindje të Kievit krijoi një kolonë të trashë tymi në qiell.

Pati gjithashtu raporte për sulme me raketa rreth qytetit port të Odesa-s herët të dielën.