BOTA, 6 Dhjetor 2024, 10:05

Siri/ Xhihadistët përparojnë drejt Damaskut, vetëm 5 kilometra larg Homsit, pikë strategjike për të shkuar në kryeqytet

Siri/ Xhihadistët përparojnë drejt Damaskut, vetëm 5

Rebelët e udhëhequr nga xhihadistët vazhdojnë të përparojnë drejt Damaskut kryeqytetit të Sirisë.

Pas marrjes nën kontroll të Hamës, kryengritësit pushtuan lagjen Rasten, tani ata janë 5 kilometra larg Homsit.

Homsi është një portë e rëndësishme strategjike për të arritur në kryeqytet.

Lajmi është bërë i ditur nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Londër.

"Gjatë orëve të fundit, rebelët e udhëhequr nga ekstremistët islamikë të Hayat Tahrir al Sham (Hts) hynë në qytetet Rastan dhe Talbisseh- të vendosura në provincën e Homsit, në mungesë totale të forcave të regjimit.

Aeroplanët luftarakë kryen disa bastisje duke synuar urën Al-Rastan në autostradë në një përpjekje për të prerë rrugën midis Hamës dhe Homsit", thuhet në njoftimin e dhënë.

Konflikti në Siri ka përfshirë forcat rebele që kundërshtojnë pushtetin e Bashar al Assad. Ata morën më forcën e armëve Aleppon qytetin më të madh në vend dhe pushtuan pallatin presidencial të Assad të dielën e 1 dhjetorit.