BOTA, 4 Dhjetor 2024, 21:37

Mocioni i mosbesimit rrëzon qeverinë në Francë, Macron do t'i drejtohet kombit nesër në orën 20:00

Mocioni i mosbesimit rrëzon qeverinë në Francë, Macron do

Pas rënies së qeverisë së Michel Barnier, Emmanuel Macron ka bërë të ditur se do të flasë me francezët nesër në orën 20:00.

Presidenti francez, i cili u kthye këtë mbrëmje nga një vizitë në Arabinë Saudite, ka përjashtuar vazhdimisht mundësinë e dorëheqjes së tij, kujton uebfaqja Bfmtv.