BOTA, 4 Dhjetor 2024, 20:13

FOTOT/ Momenti kur hapet zjarr ndaj drejtorit të kompanisë më të madhe të sigurimeve në SHBA! Pas krimit, autori i maskuar largohet me biçikletë

FOTOT/ Momenti kur hapet zjarr ndaj drejtorit të kompanisë më

Autoritetet policore të Nju Jorkut kanë publikuar imazhe të atentatorit që vrau CEO-n e United Healthcare, Brian Thompson, në rrugët e Manhatanit.

Thompson, 50 vjeç, kreu i kompanisë më të madhe të sigurimeve shëndetësore në Amerikë, u qëllua për vdekje në gjoks dhe këmbë rreth orës 6:45 të mëngjesit jashtë hotelit Hilton nga një sulmues i maskuar.

Policia ka publikuar dy imazhe që tregonin personin e armatosur duke hapur zjarr dhe më pas duke ikur me biçikletë, ndërsa forcat lëshuan një shpërblim prej 10,000 dollarësh për informacionin që çon në kapjen e vrasësit.

Dëshmitarët thanë se personi i dyshuar u pa duke pritur jashtë hotelit  dhe e dinte se nga cila derë do të dilte Thompson përpara se ta qëllonte atë në një distancë jo e vogël.

FOTOT/ Momenti kur hapet zjarr ndaj drejtorit të kompanisë më

FOTOT/ Momenti kur hapet zjarr ndaj drejtorit të kompanisë më