BOTA, 4 Dhjetor 2024, 19:08

Udhëheqësi çeçen, Kadyrov pretendon se një dron ukrainas ka sulmuar Çeçeninë jugore: Janë vrarë civilë

Udhëheqësi çeçen, Kadyrov pretendon se një dron

“Një dron ukrainas ka goditur Grozny, kryeqytetin e rajonit jugor rus të Çeçenisë, dhe ka shkaktuar viktima civile”, deklaroi sot lideri çeçen Ramzan Kadyrov.

Kadyrov tha se droni kishte goditur çatinë e një ndërtese ku ndodhet një regjiment special i policisë, shkruan Reuters.

Nuk ka detaje për numrin e viktimave dhe nëse ai i referohej të vrarëve apo të plagosurve.

Kadyrov ka qenë mbështetës i zëshëm i luftës së Rusisë në Ukrainë, në të cilën ai ka kontribuar me forcat çeçene.

Më 29 tetor, çatia e një qendre trajnimi ushtarak në qytetin çeçen të Gudermes u dogj në atë që dukej të ishte sulmi i parë me dron ukrainas i drejtuar kundër Çeçenisë që nga fillimi i luftës.