BOTA, 19 Nëntor 2022, 17:11

Shpërthimi i madh godet një nga tubacionet kryesore të gazit të Rusisë, dyshimet se mund të jetë sabotim

Shpërthimi i madh godet një nga tubacionet kryesore të gazit

Një shpërthim në një tubacion gazi në Shën Petersburg ka ndodhur në Rusi. Pamjet e zjarrit duket të jenë në një zonë pyjore në Vsevolozhsk, një zonë banimi rreth 24 kilometra në lindje të Shën Petersburgut qendror.

Agjencia ruse e lajmeve TASS pretendon se shpërthimi është shkaktuar nga shpërthimi i një gazsjellësi që kalon nëpër rajonin e Leningradit.

Guvernatori lokal ka thënë se nuk kishte asnjë rrezik për banorët vendas dhe se zjarri ishte nën kontroll.

Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar një shpërthim të tillë dhe nuk është përjashtuar mundësia e sabotimit.

Dy ekipe zjarrfikëse kanë nisur të shuajnë flakët dhe se ende nuk ka raportime për viktima.