TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Polonia i refuzoi vizën ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, por ky vendim është cilësuar si i padrejtë dhe provokim nga ana e Moskës.
“Vendimi nga Polonia, e cila është kryesuesja në detyrë e OSBE-së, për të refuzuar pjesëmarrjen e Ministrit të Punëve të Jashtme Sergei Lavrov në takimin ministror të OSBE-së në Lodz më 1-2 dhjetor është i paprecedentë dhe provokues,” tha Ministria e Jashtme.
“Jo vetëm që Varshava diskreditoi veten, por gjithashtu shkaktoi dëme të pariparueshme në besueshmërinë e organizatës në tërësi,” tha ministria.
Polonia tha të premten se nuk do ta lejonte Lavrovin të merrte pjesë në takim.
“Delegacionet duhet të përshtaten me rregulloret aktuale të BE-së dhe të mos përfshijnë persona që janë të sanksionuar nga Bashkimi Evropian,” tha kryesia polake e OSBE-së në një deklaratë.