TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shpërthim u regjistrua në Republikën Domenikane, ku raportohet se 12 persona kanë humbur jetën dhe janë plagosur 65 të tjerë.
Sakaq rreth 55 persona janë shpallur të zhdukur provincën San Cristobal. Sipas kryqit të Kuq, tre struktura u shembën plotësisht pas shpërthimit pranë një qendre tregtare. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe presidenti i vendit, Luis Abinader, i cili shprehur shqetësimin e tij për situatën duke thënë se po ndjek nga afër situatën.
Abinader urdhëroi mobilizimin e shërbimeve të urgjencës, duke përfshirë 20 ambulanca dhe 14 zjarrfikëse, për t’iu përgjigjur incidentit, thanë shërbimet e urgjencës.


