BOTA, 14 Gusht 2023, 16:05

Irani goditet nga stuhia e rërës, mbi 700 persona përfundojnë në spital

Irani goditet nga stuhia e rërës, mbi 700 persona

Irani është goditur nga një stuhi rëre. Të paktën 733 persona u shtruan në spitale në provincën Sistan-Baluçistan për shkak të problemeve nga stuhia që goditi juglindjen e Iranit. Kreu i shërbimeve të urgjencës në Sistan-Baluçistan, Majid Muhibbi tha se 58 persona janë ende në spital për trajtim.

Shefi i Institutit Meteorologjik,  Muhsin Haydari tha se për shkak të rritjes së sasisë së pluhurit në ajër, dukshmëria është zvogëluar, sidomos në Zabul dhe Zehek.

Ndërsa zyra e guvernatorit të Sistan-Baluçistanit njoftoi se institucionet shtetërore dhe bankat në qytetet Zabul, Zehek, Hamun, Hirmend dhe Nimruz janë mbyllur sot për shkak të stuhive të rërës.