TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zjarri në ishullin Maui të Hawaiit, me një numër paraprak të vdekjeve prej 93, është zjarri më vdekjeprurës në historinë e SHBA që nga viti 1918, kur 453 njerëz vdiqën në Minesota dhe |Wisconsin.
Numri i të vdekurve në arkipelagun tropikal ka tejkaluar atë të zjarrit të Camp Fire, zjarrit të vitit 2018 në Kaliforni që praktikisht fshiu qytetin e vogël të Paradise nga harta dhe vrau 86 njerëz. Por autoritetet parashikojnë se numri përfundimtar do të jetë shumë më i rëndë.
Sipas autoriteteve, janë ende një mijë të zhdukur dhe vetëm 3% e zonës së shkatërruar nga flakët deri më tani është kërkuar, madje edhe me ndihmën e qenve të shpëtimit. Shefi i policisë në Maui, John Pelletier, ka ftuar popullatën t’i nënshtrohen analizave të ADN-së, për të përshpejtuar identifikimin e vështirë. Deri tani janë kryer vetëm për një çift, për shkak të fuqisë shkatërruese të zjarreve.
“Eshtrat që po gjejmë janë nga një zjarr që shkriu metalin. Kur i mbledhim ato… ato shpërbëhen,” shpjegoi ai.