BOTA, 29 Qershor 2023, 19:33

Shpërthim i fuqishëm në një restorant, raportohet për të paktën 18 persona të plagosur

Shpërthim i fuqishëm në një restorant, raportohet për

 

Një shpërthim i fuqishëm në një restorant në Filipine, ka lënë pas të  paktën 18 persona të plagosur.

Mediat e huaja shkruajnë se katër punëtorë të lokalit kanë pësuar djegie të shkallës së tretë, 14 të lënduarit e tjerë janë në gjendej më të mirë shëndetësore.

Shkak u shpërthimit dyshohet të jetë bërë një rrjedhje gazi, i cili shkatërroi pothuajse plotësisht restorantin korean që ndodhej brenda qendrës tregtare Xentro në qytetin Calapan.

Sipas autoriteteve filipinase, vala goditëse theu xhamat e dyqaneve pranë dhe 13 automjete të parkuara.