BOTA, 12 Korrik 2023, 14:48

Shpërthim i fuqishëm, 3 policë të vdekur dhe mbi 10 persona të plagosur në Meksikë

Shpërthim i fuqishëm, 3 policë të vdekur dhe mbi 10 persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin meksikan Jalisco, ku tre oficerë policie u vranë dhe 10 persona të tjerë u plagosën pas një sulmi “të paprecedentë”.

Oficerët e policisë dhe stafi nga zyra e prokurorisë së shtetit “pësuan një sulm me mjete shpërthyese, i cili paraprakisht shkaktoi vdekjen e tre kolegëve të policisë bashkiake dhe Prokurorisë, si dhe 10 persona të plagosur”, tha Guvernatori Enrique Alfaro.

“Kjo është një ngjarje e paprecedentë që tregon se çfarë janë në gjendje këto grupe të krimit të organizuar”, shtoi guvernatori. “Ky sulm përfaqëson gjithashtu një sfidë kundër shtetit meksikan në tërësi”.

Shteti perëndimor është baza e operacioneve të kartelit Jalisco Neë Generation, një nga grupet më të fuqishme të trafikut të drogës në Meksikë, i cili ka një prani në një pjesë të madhe të vendit dhe është i përfshirë në mosmarrëveshje me organizatat e tjera të drogës.

Alfaro tha se kabineti i sigurisë i Jalisco ishte duke hetuar sulmin, i cili nuk i është atribuar një organizate të caktuar kriminale.

Sipas raportimeve të rrjetit lokal Televisa, shpërthimi ka ndodhur pranë një automjeti në të cilin po udhëtonin zyrtarët e sigurisë.