BOTA, 5 Qershor 2024, 19:20

Shfaqet për herë të parë në publik pasi ishte plagosur! Kryeministri sllovak flet për sulmuesin

Shfaqet për herë të parë në publik pasi ishte plagosur!

Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico është shfaqur për herë të parë në publik që kur u plagos rëndë në një atentat me armë zjarri para disa javësh. Në një video-fjalim të regjistruar dhe të publikuar në Facebook përpara zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, Fico tha se sulmi i shkaktoi dëme serioze në shëndetin e tij dhe se do të jetë një mrekulli nëse kthehem në punë pas disa javësh.

Fico është shëruar nga plagët e shumta pasi u qëllua disa herë. Gjithashtu Fico u zotua të kthehej në punë në fund të qershorit, në fillim të korrikut dhe tha se nuk ndjente asnjë urrejtje ndaj autorit. 

"Unë e fal atë. Në fund të fundit, është e qartë se ai ishte vetëm një lajmëtar i së keqes dhe urrejtjes politike” tha Fico. 

Fico sugjeroi se pikëpamjet e tij për luftën e Rusisë ndaj Ukrainës dhe çështje të tjera që ndryshojnë thelbësisht nga rrjedha evropiane e kishin bërë atë viktimë.

“Është mizore të thuash këtë, por e drejta për të pasur një mendim tjetër ka pushuar së ekzistuari në Bashkimin Evropian,” tha ai, duke fajësuar vendet perëndimore të paspecifikuara për situatën e supozuar.