BOTA, 5 Qershor 2024, 17:12

Përmbytje të mëdha në provincën e Brescias! Zjarrfikësit në alert

Përmbytje të mëdha në provincën e Brescias!

Një stuhi e fortë  shkaktoi daljen e përroit Chiese gjatë natës, duke përmbytur rrugët në provincën e Brescias. 30 persona janë shpëtuar nga Zjarrfikëset, duke përfshirë familje të izoluara dhe disa pushues në një kamping.

Imazhet e publikuara nga Shërbimi Kombëtar Italian i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, tregojnë se zjarrfikësit dhe urgjencat janë duke punuar për të pastruar rrugët.

Më shumë se 70 zjarrfikëse u vendosën në ndihmë qytetarëve, sipas autoriteteve italiane.