TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në një intervistë me agjencinë e lajmeve Interfax, presidenti i Këshillit Europian tha se BE duhet të konfiskojë dhe shesë asetet ruse dhe të përdorë të ardhurat për të rindërtuar Ukrainën, shkruan The Guardian.
“Jam absolutisht i bindur se kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme jo vetëm për të ngrirë asetet ruse, por edhe për të bërë të mundur konfiskimin e tyre, dhe për t’i përdorur për rindërtimin e Ukrainës,"-deklaroi Charles Michel.
BE tha muajin e kaluar se kishte ngrirë 30 miliardë euro asete të individëve rusë dhe bjellorusë. Michel është zyrtari i parë i lartë i BE-së që ka propozuar diçka të tillë.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden propozoi javën e kaluar që pasuritë e sekuestruara të oligarkëve të shiten për të korrigjuar dëmin e shkaktuar nga Rusia dhe për të ndihmuar në ndërtimin e Ukrainës.
Por konfiskimi i pasurive të individëve të sanksionuar nuk është aq i thjeshtë dhe do të ishte një proces i vështirë dhe i gjatë.