TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një oficer policie u vra brutalisht në zonën e Houston të Teksasit, ndërsa ishte i impenjuar në një postbllok.
Një burrë, pasi ka dalë nga makina ka hapur menjëherë zjarr, me disa të shtëna nga afër.
Polici 47-vjeçar, me 12 vite shërbim, ka ndërruar jetë në vend.
Episodi vjen një ditë pas vrasjes në Nju Jork të një agjenti tjetër, një 22-vjeçar, dhe është konfirmim se si Amerika po përjeton një bum në rastet e dhunës, shumë prej tyre kundër forcave të rendit.
Në fakt, sipas të dhënave zyrtare, viti 2021 ishte një vit i vërtetë i zi me 62 agjentë të vrarë, të cilët iu shtuan në 40 të vrarëve në 2020. Numra shumë mbi mesataren e viteve të mëparshme dhe pjesërisht të lidhura me pasojat e krizës dhe pandemisë.