BOTA, 23 Janar 2022, 21:49

U tërhoq nga kandidatura për president, Berluskoni shtrohet në spital

U tërhoq nga kandidatura për president, Berluskoni shtrohet në

Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni po trajtohet në një spital të Milanos një ditë pasi vendosi të mos kandidojë për president. Berlusconi, 85 vjeç, u shtrua në spital për një ekzaminim mjekësor rutinë, raportojnë mediat italiane.

Nuk është e qartë se kur ai u shtrua në spital dhe zëdhënësi i Berluskonit nuk iu përgjigj një kërkese për koment. Të shtunën, Berluskoni vendosi të mos kandidojë për presidencën në funksion të votimit parlamentar që fillon të hënën.

Koalicioni i krahut të djathtë i bëri thirrje Berluskonit të kandidonte, por kandidatura e tij nuk kishte gjasa të ishte e suksesshme për shkak të vështirësive në marrjen e mbështetjes së gjerë të kërkuar tradicionalisht midis më shumë se 1,000 deputetëve dhe përfaqësuesve rajonalë të përfshirë.

Ish-kryeministri iu nënshtrua një operacioni të vështirë në zemër në vitin 2016 dhe i ka mbijetuar kancerit të prostatës. Ai është shtruar vazhdimisht në spital vitin e kaluar pasi u infektua me Covid-19.