TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Italia regjistroi sot 171,263 raste të reja me koronavirus nga 1,043,649 tamponë që bëri (një ditë më parë kishte 179,106 raste nga 1,117,553 teste).
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Viktimat në 24 orët e fundit ishin 333, ndërsa të shëruarit janë 148.756.
Shtrimet në kujdesin intensiv ranë me 31 pacientë.
Sot ishin 19442 pacientë të shtruar me simptoma në pavijonet e zakonshme, 43 më pak se dje.
Italia pezulloi mbi 2 mijë mjekë pasi nuk pranuan të vaksinohen.