TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Forcat amerikane kanë shkatërruar një nëndetëse të dyshuar për trafik droge pranë brigjeve të Venezuelës, në një operacion që presidenti amerikan Donald Trump e përshkroi si një “nder të madh” për SHBA-në.
Pamjet e publikuara nga Trump në platformën Truth Social tregojnë momentin kur nëndetësja, pëson dy shpërthime të fuqishme, të shkaktuara nga armë precize të ushtrisë amerikane. Pas shpërthimit të dytë, mjeti u zhduk plotësisht nga pamja.
Sipas deklaratës së Trump, në bordin e nëndetëses ndodheshin katër persona të identifikuar si “narko-terroristë”. Dy prej tyre u vranë, ndërsa dy të mbijetuarit do të dërgohen në vendet e tyre të origjinës, Kolumbi dhe Ekuador, ku do të ndiqen penalisht.
“Ky ishte një operacion vendimtar,” tha Trump, duke pretenduar se nëndetësja ishte “e mbushur kryesisht me Fentanil, një nga drogat më të rrezikshme që po kërcënon jetët e amerikanëve.”
Ai shtoi gjithashtu: “Nëse kjo nëndetëse do të kishte arritur në tokën amerikane, mund të kishim pasur mbi 25,000 viktima.”