TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Aeroportit Ndërkombëtar Hazrat Shahjalal, në Bangladesh. Zjarri është duke vijuar për gati tre orë, ku ka sjellë pezullimin e përkohshëm të të gjitha fluturimeve në aeroportin kryesor të vendit.
Pamje nga vendngjarja tregojnë tym të dendur të zi që ngrihet nga terminali i ngarkesave, duke mbuluar një pjesë të madhe të qiellit dhe duke krijuar një atmosferë mbytëse.
Sipas mediave lokale, disa zjarrfikës janë plagosur gjatë përpjekjeve për të vënë nën kontroll flakët.
Shkaku i zjarrit ende nuk është konfirmuar, por autoritetet kanë nisur hetimet dhe kanë bërë thirrje për shmangien e zonës deri në një njoftim të dytë.
Aeroporti Hazrat Shahjalal është qendra kryesore ajrore e vendit dhe mban peshën më të madhe të trafikut ajror të Bangladeshit. Ndërprerja e fluturimeve ka prekur dhjetëra udhëtarë vendas dhe ndërkombëtarë.