TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Forcat e armatosura gjermane, Bundeswehri, do të dërgojnë tre ushtarë në jug të Izraelit për të monitoruar procesin e paqes në konfliktin e Gazës .
Ministria e Mbrojtjes njoftoi se javën e ardhshme do të dërgohen dy oficerë stafi dhe, në fazën fillestare, një gjeneral brigadë.
Ushtarët do të jenë në uniformë, por pa armë, në qendrën amerikane të koordinimit civil-ushtarak (CMCC), tha ministria.
Njoftimer thanë se rreth 200 ushtarë pritet të jenë pjesë e kësaj qendre.
Qendra e kontrollit është një nga njësitë ushtarake nën udhëheqjen e SHBA-ve, e cila po krijohet në jug të Izraelit, afër Rripit të Gazës, sipas medieve amerikane.
Ministria e Mbrojtjes deklaroi se detyrat e qendrës përfshijnë monitorimin e armëpushimit mes Izraelit dhe organizatës militante palestineze Hamas, pastrimin e rrënojave të luftës dhe koordinimin e ndihmave humanitare.
Për më tepër, ministria tha se qendra do të koordinojë integrimin, trajnimet dhe mbështetjen logjistike të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) të planifikuar për Rripin e Gazës.
Sipas planit të paqes me 20 pika të presidentit amerikan Donald Trump, ISF-ja ka për qëllim të sigurojë sigurinë në Rripin e Gazës.
Një këshilltar i lartë amerikan kohët e fundit tha se shumë vende, përfshirë Indonezinë, kanë ofruar të dërgojnë trupa në ISF.
Njësia ka filluar tashmë punën e saj, tha Ministria gjermane e Mbrojtjes.
Nuk kërkohet një mandat i veçantë për dërgimin e ushtarëve gjermanë, pasi “nuk pritet përfshirje në një operacion të armatosur”, thuhet në deklaratë.
“Partnerët tanë gjithashtu janë angazhuar për të marrë pjesë në CMCC”, shtoi ministria.