TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti amerikan Joe Biden tha të martën se buxhetet e amerikanëve nuk duhet të varen nga fakti nëse një diktator kryen gjenocid në një vend tjetër, duke iu referuar presidentit rus Vladimir Putin.
“Buxheti juaj familjar, aftësia juaj për të rritur të ardhurat tuaja nuk duhet të varet nga fakti nëse një diktator shpall luftë dhe kryen gjenocid në një vend tjetër. Për të ndihmuar në përballimin e rritjes së çmimit të gazit dhe naftës unë kam autorizuar lirimin e një milion fuçive në ditë nga rezerva strategjike e naftës”, u shpreh presidenti Biden.
Kjo është hera e parë që Biden shprehet për gjenocid në Ukrainë teksa në fillim të këtij muaji këshilltari për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan u shpreh se: “Ne kemi parë mizori, kemi parë krime lufte, nuk kemi parë ende një nivel të privimit sistematik të jetës së popullit ukrainas që të rritet në nivelin e gjenocidit. Për mendimin tim, përcaktimi i fjalës gjenocid është më pak e rëndësishme se fakti që këto akte janë mizore, kriminale, të gabuara dhe të liga dhe duhet t’u përgjigjemi me vendosmëri”