BOTA, 11 Maj 2024, 19:01

Sërish lëkundje! Tërmeti godet ishullin grek, epiqendra dhe magnituda

Sërish lëkundje! Tërmeti godet ishullin grek, epiqendra dhe

Një tërmet 3.1 ballë ka goditur ishullin grek, Kefaloni pasditen e kësaj të shtune. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 4 kilometra në veri – veriperëndim të Valsamatës me një thellësi fokale prej 16 kilometrash.

Një ditë më parë tre tërmete të tjera u regjistruan në Kefaloni me magnitudë 3.9, 4.1 dhe 3.1 ballë. Siç theksoi profesori i gjeologjisë dhe presidenti i OASP, Efthymis Lekkas, duke folur për mediat vendase, tre lëkundjet e djeshme janë pjesë e aktivitetit normal sizmik për rajonin e Jonit. “Ne po monitorojmë fenomenin, nuk ngjall shqetësim”, tha Lekkas, duke shtuar se lëkundjet pritet të vazhdojnë në të njëjtin renditje të përmasave.