TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një kalë i quajtur ‘Caramelo’ që kishte dy ditë që qëndronte në çatinë e stallës së përmbytur në Porto Alegre, raportohet se është shpëtuar tashmë nga autoritetet, teksa numri i viktimave në jug të Brazilit arriti sot në 107. Zyrtarët thanë se kishin transferuar kafshën me një barkë të përshtatshme gome, duke sjellë një fije shprese për rajonin e goditur rëndë nga e keqja.
Rrjeti britanik The Guardian shkruan se 136 njerëz llogariten ende të humbur ndërsa më shumë se 100 000 janë detyruar të zhvendosen nga rajoni, shumë prej të cilave të shpëtuar me barka ose me helikopterë. Shpëtimi i kalit në çati u transmetuar direkt në televizionin brazilian. “Kafsha ishte në gjendje shumë të dobët,” tha kapiteni i zjarrfikësve Tiago Franco, për operacionin e shpëtimit.
Përmbytjet shkatërrimtare kanë rrëzuar ura dhe vepra infrastrukture, duke prishur shumë pika hyrjeje në zonën e Porto Alegre, ku raportohet për mungesa furnizimi me ushqim dhe grabitje. Guvernatori Eduardo Leite tha se llogaritet se dëmet në Rio Grande do Sul arrijnë në 19milairdë real ($3.68 miliardë). “Pasojat e përmbytjes dhe tragjedisë janë shkatërrimtare”, shkruante ai në rrjetet sociale, teksa operacionet e ndihmës vijojnë.