BOTA, 10 Maj 2024, 14:37

Tërmet i fuqishëm në Tajvan, ja sa ishte magnituda

Tërmet i fuqishëm në Tajvan, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë goditi brigjet lindore të Tajvanit gjatë të premtes.

Tërmeti ka tronditur ndërtesat në kryeqytetin Taipei. Thellësia në brigjet e qarkut Hualien ishte 10 kilometra.

Tajvani është goditur nga rreth 1400 pasgoditje që nga tërmeti me magnitudë 7.2 ballë që goditi Hualien muajin e kaluar, duke shkaktuar 17 të vdekur. Deri tani nuk raportohet për dëme materiale.