BOTA, 10 Maj 2024, 20:22

Asambleja hapi derën për anëtarësimin e Palestinës, ambasadori i Izraelit gris kartën e OKB-së

Asambleja hapi derën për anëtarësimin e Palestinës,

Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara Gilad Erdan ka copëtuar “një kopje të kartës së OKB-së” ndërsa asambleja e përgjithshme e agjencisë votoi nëse do të mbështeste një ofertë të Palestinës për t’u bërë anëtare e plotë e Kombeve të Bashkuara.

Duke qëndruar përpara asamblesë në Nju Jork, z. Erdan mbajti një grirëse të vogël dhe vendosi tre copa letre në të – të cilat kishin të shkruar fjalët “karta e Kombeve të Bashkuara”.

Ai u dëgjua duke thënë: “Po e grisni kartën e OKB-së… Turp për ju”.

Veprimet e tij erdhën pak çaste përpara se organi botëror prej 193 anëtarësh të miratonte rezolutën, duke i dhënë Palestinës “të drejta dhe privilegje të reja”.

OKB-ja rekomandoi gjithashtu Këshillin e Sigurimit të rishqyrtojë në mënyrë të favorshme kërkesën e Palestinës për anëtarësim të plotë.