TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bashkimi Evropian do t’i kërkojë Kinës që të mos i ofrojë armë Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës dhe as ta lehtësojë Rusinë nga sanksionet perëndimore. Presidenti i Kinës Xi Jinping – i cili ka refuzuar të dënojë sulmin e Moskës ndaj fqinjit të saj – do të mbajë një samit virtual prej tre-orësh me ditën e premte, duke përfshirë Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Në fillim të shkurtit, Kina dhe Rusia lëshuan një deklaratë të gjatë, të përbashkët duke thënë kishin një marrëdhënie pa kufij. Udhëheqësit evropianë ishin të shqetësuar nga ajo që në fakt u duk si një manifest për të ripërcaktuar rendin ndërkombëtar.
Disa javë më vonë, Presidenti Putin pushtoi Ukrainën. Zyrtarët perëndimorë tani besojnë se Moska i ka kërkuar Pekinit ndihmë ushtarake dhe ndihmë për të zbutur goditjen e sanksioneve.
Sipas burimeve të Bashkimit Evropian, bëhet e ditur se von der Leyen do t’i kërkojë presidentit Xi të refuzojë kërkesat e Rusisë dhe në vend të kësaj të përdorë fuqinë e Kinës për t’i dhënë fund luftimeve – duke argumentuar se dëmi në ekonominë globale nuk i sjell dobi askujt, transmeton BBC.
Por ministri i jashtëm i Kinës e ka lavdëruar Rusinë këtë javë që sipas tij, po ndikon në parandalimin e një krize humanitare në shkallë të gjerë dhe këmbënguli se marrëdhënia me Moskën po shkonte në drejtimin e duhur.
Zyrtarët e Brukselit nuk presin ndonjë marrëveshje të rëndësishme nga bisedimet virtuale, por shpresojnë që Kina të marrë në konsideratë Putinin nga përdorimi i armëve të shkatërrimit në masë ndërsa lufta e tij po vazhdon.