BOTA, 12 Shkurt 2022, 12:13

Frika nga agresioni rus, vendi skandinav shpenzon 9.4 miliardë dollarë për avionë F-35

Frika nga agresioni rus, vendi skandinav shpenzon 9.4 miliardë dollarë

Finlanda ka rënë dakord këtë të premte që të investojë 9.4 miliardë dollarë për blerjen e 64 aeroplanëve Lockheed Martin.

Blerja e avionëve F-35 vjen riafirmon marrëdhëniet mes vendit skandinav dhe NATO-s, në kulmin e marrëdhënieve mes Rusisë dhe Ukrainës.

Finlanda ra dakord të premten për të blerë dhjetëra aeroplanë luftarakë amerikanë F-35, duke

Edhe pse aeroplanët nuk do të jenë në përdorim për disa vite të tjera, sipas Finlandës deri në vitin 2027, marrëveshja tregon për bashkëpunim në rritje midis Finlandës dhe aleancës ushtarake perëndimore.

Qeveria e Helsinkit njoftoi se vendimi për të blerë avionë amerikanë, i shpallur në dhjetor, ishte pjesë e një plani afatgjatë për të forcuar sistemin e mbrojtjes së vendit, jo një përgjigje ndaj mosmarrëveshjeve aktuale midis Perëndimit dhe Rusisë për Ukrainën, raporton reuters.

Rusia ka dërguar më shumë se 100 mijë trupa pranë kufirit me Ukrainën, duke shkaktuar frikë në vendet perëndimore që planifikojnë një sulm.

Moska ka mohuar planifikimin e një pushtimi, por thotë se mund të marrë disa masa “ushtarake-teknike” nëse kërkesat e saj nuk plotësohen. Midis tyre është premtimi se NATO nuk do të pranojë anëtarë të rinj dhe se forcat perëndimore do të tërhiqen nga Evropa Lindore.

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin tha në janar se vendi aktualisht nuk planifikon të bashkohet me NATO-n, por rezervon të drejtën.