BOTA, 29 Qershor 2022, 20:14

Lidhjet e forta me bandat shqiptare të trafikut të drogës, arrestohet në Malaga të Spanjës i shumëkërkuari nga Italia

 

Lidhjet e forta me bandat shqiptare të trafikut të drogës,

Një i shumëkërkuar nga Europoli për lidhjet e tij me bandat shqiptare dhe marokene të trafikut të drogës është arrestuar në Malaga të Spanjës.

Ai ishte dënuar në mungesë me 21 vite burg nga drejtësia italiane, dhe për të ishte lëshuar urdhër-arresti për përfshirjen në organizata kriminale të trafikut të drogës.

Oficerët e Policisë Kombëtare Spanjolle arrestuan të shumëkërkuarin, pas kërkesës së autoriteteve italiane.

Sipas mediave spanjolle, grupi kriminal me të cilin ai kishte lidhje ishin bandat shqiptare dhe marokene të trafikut të drogës.

Ato u çmontuan në vitin 2016 nëpërmjet një operacioni policor të kryer në Itali, prej nga ku u arratis edhe personi i arrestuar ditën e djeshme në Spanjë.