BOTA, 24 Maj 2024, 19:07

Shpërthen fabrika e kimikateve në Indi, 10 të vdekur dhe mbi 60 të plagosur

Shpërthen fabrika e kimikateve në Indi, 10 të vdekur dhe mbi 60

10 persona janë vrarë dhe më shumë se 60 janë plagosur në Indinë perëndimore pas një shpërthimi dhe zjarri që shpërtheu në një fabrikë kimike. Zyrtarët thanë se shpërthimi, i cili ndodhi në bojlerin e fabrikës, i vuri flakën fabrikave dhe shtëpive të tjera aty pranë në Thane të enjten pasdite.

Gjithashtu zjarri është shuar por ekipet e shpëtimit po vazhdonin kërkimin e tyre për më shumë trupa që dyshohet se janë bllokuar në rrënojat e fabrikës. Ndërkohë autoritetet po hetojnë shkakun e shpërthimit. 

"Të paktën 64 persona u plagosën, duke përfshirë shumë gra që punonin në fabrikat e prekura. Ata po trajtohen në gjashtë spitale aty pranë," thanë autoritet.  

Fabrika prodhonte ngjyrues ushqimorë me kimikate shumë reaguese, të cilat mund të shkaktojnë shpërthime, thanë zyrtarët e emergjencave.