TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Numri i viktimave nga sulmi në urën Krimesë tashmë ka shkuar në katër, sipas mediave shtetërore ruse Tass. Ura është më e gjata në Europë dhe është një simbol i aneksimit të gadishullit nga Rusia në vitin 2014.
Rikujtojmë se presidenti Vladimir Putin akuzoi Ukrainën për sulmin, duke e thënë se ishte një “akt terrorizmi”.
Ai theksoi se forcat e inteligjiencës së Ukrainës synuan me këtë veprim të shkatërrojnë një pjesë kritike të infrastrukturës civile të Rusisë.
Ndërkohë, Ukraina e ka mohuar se është ajo që fshihet pas sulmit.