BOTA, 11 Tetor 2022, 15:01

Putini do të takohet me kreun e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore të OKB-së

Putini do të takohet me kreun e Agjencisë Ndërkombëtare

Presidenti rus Vladimir Putin do të takohet të martën në Shën Petersburg me drejtorin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA), Rafael Grossi, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, shkruan CNN.

Të dy do të diskutojnë çështjet e sigurisë në “centralin bërthamor Zaporizhzhia”, sipas Peskov.

Javën e kaluar, Grossi kishte thënë se do të udhëtonte në Moskë për të diskutuar rreth sigurisë bërthamore dhe situatën në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia, pasi u takua me presidentin ukrainas Volodymir Zelensky në Kiev.