TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rusia ka akuzuar Ukrainën duke thënë se situata humanitare ka dalë jashtë kontrollit. Kreu i Qendrës së Kontrollit të Mbrojtjes Kombëtare Ruse, Mikhail Mizintsev, tha se kriza humanitare në disa qytete të Ukrainës ka arritur në përmasa katastrofike.
Ukraina ka thënë se evakuimet nuk janë në gjendje të kryhen pasi ushtria ruse nuk po respekton marrëveshjet e armëpushimit dhe ka rrethuar disa qytete – ku ka raportime për granatime të rënda.
Mizintsev tha se forcat ruse po respektojnë armëpushimin ndërsa forcat ukrainase sipas tij, kishin minuar lagjet e banuara dhe kishin shkatërruar ura dhe rrugë.
Më parë, zyrtarët rusë kishin akuzuar forcat ukrainase se kishin sulmuar civilët me predha dhe më pas fajësonin trupat ruse – akuza që Kievi dhe aleatët e Ukrainës në Perëndim i kanë hedhur poshtë.