BOTA, 17 Prill 2022, 15:32

Rusët nisin bombardimet në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, pesë të vdekur

Rusët nisin bombardimet në qytetin e dytë më të madh

Të paktën pesë persona janë vrarë edhe 13 të tjerë janë plagosur nga granatimet e vazhdueshme në qytetin e Kharkiv. Lajmi është konfirmuar nga zyrtarët lokalë.

“Ekipet e shpëtimit janë vendosur në terren dhe po mundohen të shpëtojnë sa më shumë jetë”, është shprehur një zyrtar për mediat vendase.

Sakaq, vlen të përmendet se rusët kanë intensifikuar luftimet e tyre në shumë qytete të Ukrainës.

Veç Kharkivit, që është edhe qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, luftime të ashpra janë shënuar edhe në Mariupol, qytet ku ndodhet një nga portet më të rëndësishme të vendit. Atje, rusët i kanë vendosur ultimatum ushtarëve ukrainas që të dorëzohen, por që kjo kërkesë është refuzuar prej tyre.