TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjashtë persona kanë humbur jetën në orët e parë të mëngjesit sot në Mykolaiv të Ukrainës, për shkak të bombardimeve ruse me raketa në një pallat.
Kryetari i Bashkisë, Oleksandër Senkevich bën me dije se ekipet e shpëtimit ndodhen në vendngjarje për të kërkuar të mbijetuar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar.
Ndërkohë kreu i administratës rajonale, Vitaly Kim, shkroi në Telegram:
“Mykolaiv është bërë sërish objektivi i raketave ruse. Një nga raketat goditi një pallat pesëkatësh, i cili u shkatërrua.”