TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, deklaroi në televizionin kombëtar se forcat ruse po tërhiqen nga qyteti i Khersonit në Ukrainë.
Një deklaratë e cila ngjalli shumë dyshime duke bërë që ekspertët të ndaheshin në dy kampe. Nga ata që besonin se kishim të bëjmë me një kurth nga pala ruse dhe të tjerë që mbështesnin një tërheqje të vërtetë.
Por Shtëpia e Bardhë ka thënë se ka shenja që forcat ruse mund të planifikojnë të tërhiqen nga qyteti.
Këshilltari për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, tha se kjo nuk do të thotë se lufta po përfundon dhe shtoi se Washingtoni nuk po i bën presion Ukrainës që të përfshihet në negociatat me Rusinë.