BOTA, 10 Nëntor 2022, 18:42

Nga lufta në Ukrainë te kërcënimet e Koresë së Veriut për Tajvanin, Shtëpia e Bardhë: Biden dhe presidenti kinez do të takohen më 14 nëntor

Nga lufta në Ukrainë te kërcënimet e Koresë së

Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe i Kinës Xi Jinping do të takohen privatisht në Bali më 14 nëntor , në Samitin e G20.

Njoftimi është bërë nga Shtëpia e Bardhë. Ndërsa pritet të zhvillohet ky takim, tensionet mes dy superfuqive janë ende të larta.

“Udhëheqësit do të diskutojnë për të ruajtur dhe thelluar linjat e komunikimit, si edhe të rrisin bashkëpunimin, veçanërisht në sfidat ndërkombëtare”, ka bërë me dije në deklaratën e saj zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karen Jean-Pierre.

“Pritet që ata të diskutojnë një sërë çështjesh rajonale dhe globale, duke përfshirë veprimet e Rusisë në Ukrainë dhe provokimet e fundit nga Koreja e Veriut ”, thuhet më tej në njoftim.

Edhe Pekini kishte konfirmuar më herët mundësinë e takimit të Xi me Biden në Bali, me përfaqësuesin e Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian duke theksuar se “diplomatët e të dy vendeve janë duke negociuar dhe duke folur për një takim të mundshëm mes presidentëve”.

Vihet re se SHBA dhe Kina kanë shkëmbyer kërcënime muajt e fundit mes tyre në lidhje me Tajvanin.