TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të paktën nëntë persona u vranë, përfshirë katër gra, pasi persona të armatosur hynë në një lokal dhe hapën zjarr në shtetin meksikan të Guanajuato, thanë zyrtarët sot.
Kjo është masakra e tretë e tillë në tre muajt e fundit në Guanajuato, ku një bandë lokale po lufton kartelin e drogës Jalisco, raportoi AP.
Ajo që i bashkon sulmet është se sulmuesit thjesht vrasin të gjithë në bare, përfshirë kamerieret.
Në sulmin e ndodhur mbrëmë në qytetin Apaseo el Alto, sulmuesit lanë mesazhe të shkruara me dorë në dyshemenë e një lokali të mbuluar me gjak.
Mesazhet janë firmosur nga banda Santa Rosa de Lima, lideri i së cilës, i cili ndodhet në burg, njihet si “Maro” ose “Sledgehamer”.
Mesazhet akuzojnë pronarët e bareve se supozohet që mbështesin kartelin rival Jalisco.