BOTA, 9 Mars 2022, 20:22

Rritet bilanci i viktimave në Ukrainë, OKB: Janë vrarë më shumë se 500 civilë

Rritet bilanci i viktimave në Ukrainë, OKB: Janë vrarë

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut deklaron se ka verifikuar 516 viktima civile që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës dy javë më parë.

Gjithashtu ajo raporton dhe për 908 persona të plagosur, ndërkohë që thekson se shifrat reale janë dukshëm më të larta.

Sipas raportit shumica e viktimave janë shkaktuar nga armët shpërthyese, duke përfshirë bombardimet dhe sulmet me raketa dhe ajrore.

OKB shton se shifrat e përditësuara nga qytetet Volnovakha, Mariupol dhe Izium janë ende duke u vërtetuar pas pretendimeve për qindra viktima të tjerë.

Ndërkohë që Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar civilët në pushtimin e saj në Ukrainë, por shifrat sipas OKB tregojnë të kundërtën.