BOTA, 9 Mars 2022, 14:45

Rritja e çmimit të karburanteve, LSI dërgon në Kuvend nismën ligjore: Të pezullohen deri në fund të vitit këto dy taksa. Koha nuk pret!

Rritja e çmimit të karburanteve, LSI dërgon në Kuvend

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka paraqitur këtë të mërkurë Kuvendit të Shqipërisë nismën ligjore për uljen e çmimit të karburanteve.

Përmes kësaj nisme ligjore, LSI kërkon nga qeveria që të pezullohet deri në fund të vitit 2022 taksa e qarkullimit dhe taksa e karbonit.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shkruan në një postim në rrjetet sociale se koha nuk pret dhe “demagogjia nuk i duhet kujt ne keto momente kritike”.

“Kam paraqitur sot ne Kuvendin e Shqiperise Nisme ligjore per uljen e çmimit te karburanteve!(Dokumenti)

Kam kerkuar pezullimin e pageses se Takses se Qarkullimit dhe Takses se Karbonit.
Koha nuk pret. Demagogjia nuk i duhet kujt ne keto momente kritike.

Kuvendi duhet te miratoje menjehere kete Nisme Ligjore ne te mire te qytetareve dhe familjeve e bisneseve shqiptare.

Qytetaret duhen ndihmuar e mbeshtetur sot”, shkruan Vasili.

Rritja e çmimit të karburanteve, LSI dërgon në Kuvend

Rritja e çmimit të karburanteve, LSI dërgon në Kuvend

Rritja e çmimit të karburanteve, LSI dërgon në Kuvend