BOTA, 9 Mars 2022, 17:02

“Ka fëmijë të varrosur nën rrënoja”, Zelensky reagon pas bombardimeve ruse të maternitetit

“Ka fëmijë të varrosur nën rrënoja”,

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar në lidhje me bombardimin e spitalit të fëmijëve nga ushtria ruse në Mariupol të Ukrainës.

Ai thotë se fëmijët janë bllokuar nën rrënojat e spitalit, duke shpërndarë një video tronditëse që ilustron shkallën e shkatërrimit.

“Edhe sa kohë do të vazhdojë të jetë bota një bashkëpunëtor që injoron terrorin?” tha ai.

“Mbyllni qiellin tani! Ndaloni vrasjet. Ju keni fuqi, por duket se po e humbni njerëzimin”, tha Zelensky.